Shkurt.ch

Banesa vetëm për zviceranët!

Kantoni i Baselit synon të zvogëlojë përqindjen e të huajve në qytetin e vogël Basel, edhe pse numri i të huajve të natyralizuar në Basel ka shënuar rënie prej vitesh.

Një komitet banorësh të Baselit të Vogël (Kleinbasel) janë duke mbledhur nënshkrime për një peticion: “Më shumë kualitet jetësor për qytetarët tanë”. Kërkesa e tyre është që kantoni i qytetit të Baselit të lëshojë me qira 2300 banesa vetëm për zviceranët dhe të huajt që janë mirë të integruar.

Shefi i këtij komiteti është Roland Ruf, kandidat i SVP-së. “Qyteti është përgjegjës për të siguruar që qytetarët sërish të ndjehen mirë në Baselin e Vogël. Qyteti duhet të sigurojë që pjesa zvicerane të paktën të mbetet. Ne nuk ndihemi më si në shtëpi”, tha Roland Ruf.

“Shqetësimi ynë nuk u adresohet të huajve, ne jemi të angazhuar vetëm për vendësit”, tha Ruf.

“Nëse shëtiteni pasdite në lagjen Claraplatz nuk do të vëreni se jeni në Zvicër. Kjo i shqetëson edhe të huajt”, thotë politikani i SVP-së.

Pikëpyetje mbetet nëse të gjithë të huajt duhet të shkojnë në Bazel të Madh nëse nuk do të gjejnë banesë në Basel të Vogël. Por politikani i SVP-së thotë se kërkesa e tyre nuk vlen vetëm për Baselin e Vogël, por për tërë kantonin, edhe për gjithë Zvicrën.

Nëse një i huaj është i integruar mirë, një komision duhet të vendosë si me rastet e natyralizimit.

“Kjo varet kryesisht nga vullneti i të huajve, nëse ata u përshtaten praktikave tona të jetesës”, thotë Ruf. “Kriminelët dhe ata që jetojnë vetëm nga shteti nuk përshtaten me ne”, tha iniciatori i peticionit.Deri në fund të gushtit iniciatori i peticionit, politikani i SVP-së që banon në lagjen e të pasurve në Baselin e Vogël pretendon të mbledhë nënshkrimet. Deri tani ai ka mbledhur rreth 150 nënshkrime.

Nga ana tjetër, numri i të huajve të natyralizur në qytetin e Baseli ka pësuar rënie prej vitesh. 

Për të ndaluar këtë trend, Zyra për Migrim ka organizuar një takim informativ me të huajt që dëshirojnë të marrin shtetësinë zvicerane. Takimi informativ për tri komunat e Baselit do të mbahet  të enjten, në orën 19, në Rathaus.

Aktualisht në qytetin e Bazelit jetojnë rreth 25 000 njerëz, të cilët plotësojnë kriteret për natyralizim në Zvicër. Megjithatë, vitin e kaluar autoritetet vendosen për natyralizimin e 557 të huajve në Basel.