Kosova
Delegacioni arsimor kosovar i impresionuar nga vizita në Zvicër
Mentori shqiptar nga Diessenhofeni, Fatmir Gashi aktualisht është duke shoqëruar një delegacion kosovar të Ministrisë së Arsimit, për një vizitë shkollore në rrethinën e Frauenfeldit. Mysafirët kosovarë janë impresionuar nga sistemi shkollor zviceran
Ekspertët kosovarë nga fusha e arsimit, të premten (sot) do të përfundojnë vizitën e tyre që ua kanë bërë shkollave në rrethinën e Frauenfeldit. Ciceron i kësaj vizite është Fatmir Gashi. Që nga viti 1991, ai banon në Diessenhofen dhe ka shtetësi zvicerane, me prejardhje kosovare. Në Kosovë, 55-vjeçari ka punuar si mësues i fizikës dhe kimisë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, aktualisht ka vetëm një orar të shkurtër si mësues i matematikës. Nga përvoja e tij e begatshme Fatmiri e njeh shkëlqyeshëm sistemin arsimor, si të Kosovës, po ashtu edhe të Zvicrës.
Në një intervistë të së përditshmes zvicerane “Tagblatt”, Fatmiri ka spjeguar për qëllimin dhe përshtypjet e vizitës së delegacionit kosovar në Zvicër, përcjell Albinfo.ch. Sipas tij, delagacioni kosovar ka pasur për qëllim të fitojë një pasqyrë më të qartë të sistemit të konsoliduar dhe selektiv shkollor zviceran. “Grupi është fascinuar me sistemin shkollor zviceran dhe strukturimin e shkollës fillore. Trajnimi profesional zviceran gjithashtu është mbresëlënës”, ka pohuar Fatmir Gashi.
Nga ky shkëmbim, Kosova do të përfitojë pasi urgjentisht ka nevojë për reforma të sistemit të atjeshëm. Për shkak se në Zvicër jetojnë një numër i madh i komunitetit shqiptar, edhe për Zvicrën do të jetë në interese sistemi i mirë arsimor dhe që do të ndikonte në mënyrë indirekte në diasporë. “Kosova e ka popullatën më të re në Europë, në mesin e të cilës ka potencial dhe talente të mëdhenj. Një shkëmbim eventual arsimor në mes të Zvicrës dhe Kosovës, në të ardhmen do të mund të jetë interesant. Për momentin, përfaqësuesit arsimorë zviceranë janë ftuar nga delagacioni kosovar për një kundërvizitë”, ka përfunduar Fatmir Gashi.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?