Bota
50 të lënduar nga përplasja e trenave në Austri
‘Blick’, duke iu referuar faqes së lajmeve “salzburg24.at”, shkruan se aksidenti ka ndodhur në 4:46 të mëngjesit, derisa njëri nga trenat ishte që po udhëtonte nga Cyrihu për në Vjenë
Dy trena me pasagjerë janë përplasur me njëri-tjetrin në stacionin e Salzburgut të Austrisë, duke lënë së paku 50 të lënduar.
Sipas raportimit të mediave lokale, aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm. Ende nuk janë të qarta arsyet që dërguan deri te ky aksident.
‘Blick’, duke iu referuar faqes së lajmeve “salzburg24.at”, shkruan se aksidenti ka ndodhur në 4:46 të mëngjesit, derisa njëri nga trenat ishte që po udhëtonte nga Cyrihu për në Vjenë, përcjell albinfo.ch.
54 persona janë shoqëruar në spital, derisa disa prej tyre kanë pësuar tronditje, kurse numri i saktë pritet të jepet më vonë.
Gjithashtu nuk dihet se sa shtetas zviceranë mund të jenë lënduar, derisa po vazhdohet me hetimin e aksidentit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik