Shqipëria
Reklama shqiptare me një mesazh diskriminues
Kjo reklamë nuk flet për rrezikun e kancerit të lëkurës dhe për të ekzaminuar nishanet, por flet për anën estetike të tyre
Ndonëse të pakta në numër, kompanitë apo bizneset shqiptare përpiqen të gjejnë një formë origjinale për të reklamuar produktet dhe shërbimet e tyre. Reklamat televizive janë dhe ato që prekin një numër më të madh ndjekësish, të cilët ka më shumë shanse të bëhen klientë të kompanisë.
Një industri tepër e zhvilluar kjo në tregun ndërkombëtar, kryesisht atë amerikan, bën që shumë kompani të investojnë shumë në marketingun e produkteve të tyre. Siç pëlqehen, ashtu edhe kritikohen në masë kur mesazhi që ato përcjellin është disinformues apo diskriminues.
Reklama e fundit e spitalit “Hygeia”, ndryshe nga herët e tjera sjell një animacion të realizuar mirë, por me një mesazh që do të revoltonte shumë persona, shkruan “Business Magazine”.
“Hygeia” në reklamën e saj kërkon të japë mesazhin: “që nishanet duhet të hiqen për të parandaluar kancerin e lëkurës e të bëhet ekzaminimi i tyre”, por fabula reklamës nuk është aspak një ide e mirë. Nëpërmjet pamjeve ajo ka dhënë mesazhin e gabuar i cili është: “Në qoftë se ke një nishan të madh nuk dukesh estetikisht bukur dhe nuk do të kesh pëlqimin e askujt”, përcjell albinfo.ch.
Në këtë reklamë transmetohet: Në një stacion autobusi një vajzë me nishan në faqe sheh një djalë, por ai sapo sheh këtë shenjë i vjen neveri prej saj e largohet. Pasi mërzitet vajza shikon posterin e spitalit “Hygeia” dhe shkon për të hequr nishanin. Pasi e heq ajo djali i buzëqesh duke i dhënë pëlqimin e tij.
Kjo reklamë nuk flet për rrezikun e kancerit të lëkurës dhe për të ekzaminuar nishanet, por flet për anën estetike të tyre. Çdo njeri zgjedh vetë për mënyrën sesi do të duket, në qoftë se do ta mbajë një nishan apo ta heqë, përveç rasteve kur këshillohet nga mjeku heqja e tyre.
Njerëzit kanë shenja të ndryshme në trupat e tyre, duke filluar që nga nishanet e deri tek shenjat e shkaktuara aksidentalisht. Kjo reklamë jo vetëm që i diskriminon ata por pa kuptuar mund t’u shkaktojë një dëm të madh psikologjik.
Nuk është e domosdoshme të jesh adhurues i reklamave për të kuptuar që ka diçka që nuk shkon në këtë reklamë, e sidomos kur bëhet nga një nga klinikat më prestigjioze në Shqipëri.
Ky rast nuk përputhet aspak me mesazhin që kjo klinikë kërkon të japë sepse nëpërmjet pamjeve ajo nuk flet për kancerin e lëkurës “Melanomën”, por mund ta quajmë thjesht një spot paragjykues.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë