Shkurt.ch

Kërcënon bankat e Zvicrës me padi penale

Norbert Walter Borjans, ministri i Financave në Landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë ka ashpërsuar betejën kundër evazionit fiskal dhe marrëveshjes tatimore me Zvicrën.

Në një intervistë për gazetën zvicerane «SonntagsZeitung»  ai është kërcënuar se do t’i padisë bankat zvicerane.

“Nëse provat e ofruara nga të dhënat bankare flasin për fshehje sistematike të tatimeve, atëherë prokurori duhet të marrë një vendim nëse dëshmitë  janë të mjaftueshme për të iniciuar  një padi”, tha Norbert Walter Borjans.

Walter Borjans gjithashtu ka bërë të qartë se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet për të blerë të dhënat bankare nga bankat zvicerane.

Ai është i bindur se marrëveshja nuk ka asnjë shans, dhe se një marrëveshje e tillë sipas tij duhet të ri negociohet.

“Na duhet një marrëveshje e re, por jo që ndalon shitjen e të dhënave bankare dhe që ofron norma shumë të larta tatimore”, tha Borjans.