Shkurt.ch
Është ngritur grupi i punës për jetësimin e iniciativës
Grupi i punës, mbledhjen e tij të parë do ta mbajë në janar të vitit të ardhshëm.
Grupi i punës, i ngarkuar me jetësimin e iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi, siç njofton drs.ch, më në fund, është ngritur.
Siç ka bërë të ditur Departamenti për çështje juridike dhe të policisë, anëtarët e grupit nuk i nënshtrohen ndonjë detyrimi për heshtje rreth punës së realizuar. Ata kanë të drejtë të këmbejnë informacione me palë të treta dhe kanë po ashtu të drejtë që të informojnë, së paku pjesërisht, edhe opinionin me punën që bëjnë.
Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga e ka deklaruar me gojë rregulloren e punës, ndërsa SVP, si bartëse e iniciativës, ka kërkuar që për këtë të lëshohet edhe një komunikatë me shkrim. Kjo parti, ndonëse ka dërguar dy anëtarët e saj në grupin e punës, ende nuk ka zbuluar emrat e tyre.
Grupi i punës, mbledhjen e tij të parë do ta mbajë në janar të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha