Lajme
Tadiq:Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të nisin
Përpara një audiencë në Novi Sad, të martën mbrëma, siç raportoi Beta, ai ka thënë se, pavarësisht raportit nga i dërguari i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, është plotësisht i gatshëm për nisjen e bisedimeve.
“Dialogu duhet të nisë dhe problemet duhet të zgjidhen, pavarësisht akuzave të bëra kundër Thaçit”, ka thënë presidenti serb.Sipas tij, çështjet që do të diskutohen janë fati i personave të humbur apo të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të serbëve dhe shqiptarëve.
“Bisedimet nuk duhet të shtyhen derisa hetimi për akuzat e bëra nga Marty të përfundojnë. Ekziston një përshtypje e gabuar se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhen në nivel presidentësh apo kryeministrash. Është e pamundur të thuhet tani kur në agjendë do të jenë çështjet kryesore politike”, ka thënë presidenti serbë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih