E-Diaspora

Aksidentohet shqiptari, ishte nën efektin e kokainës

Një 30 vjeçar shqiptar, sot rreth orës 3 të mëngjesit është aksidentuar në magjistralen A45 në drejtim të veriut. Ai voziste me veturën ford, kur papritur ka marrë drejtimin në të djathtë dhe është aksidentuar në afërsi të lumit Kahl.

Fordi u përplas fuqishëm me dy pemë dhe është dëmtuar rëndë. Fatmirësisht të tre personat në bord mbetën të paplagosur, ndërsa më vonë u kuptua se shoferi ishte nën ndikimin e kokainës dhe THC. Ai duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë.