Uncategorized

Shkup: Të enjten protestohet për rastin e Almir Aliut, kur pritet vizita nga Hahn dhe Mogerini

Në kuadër të vizitës së delegacionit të jashtëm europian në Shkup, pasnesër (e enjte) do të mbahet edhe protestë për drejtësi në Maqedoni dhe njëherësh për “padrejtësinë” kundrejt Almir Aliut.

Nga faqja zyrtare e facebook-ut “Drejtësi për Almirin” njoftojnë se me ardhjen e përfaqësuesve të BE-së, Johanes Han dhe Federica Mogerini do të dalin në protestë me qëllim që, siç thuhet në njoftim, të përkujtojnë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur, përcjell albinfo.ch.

“Të enjten, më 19 prill, do të tubohemi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ta përshëndesim Mogherini dhe Hahn, dhe t’i përkujtojmë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Për kohën e tubimit do të ketë informata plotësuese”, thuhet në njoftimin e tyre në facebook.