Shkurt.ch
E vërteta është e mirë për shëndetin
Gënjeshtrat kanë një ndikim negativ në shëndetin mendor dhe fizik, sipas studiuesve amerikanë.
Një gënjeshtër këtej, një gënjeshtër andej, një histori e krijuar nga vetja plotësisht, do mund të mendonim se nuk është punë e madhe dhe në asnjë mënyrë e dëmshme për shëndetin. E keni gabim! Psikologët amerikanë kanë zbuluar se gënjeshtrat kanë një ndikim në shëndetin mendor dhe fizik.
Para se të themelojnë këtë vështrim, shkencëtarët e Universitetit “Notre Dame“ (Indiana-SHBA) kanë testuar 110 persona të moshës 18 deri 71 vjeç në detektorin e gënjeshtrave. Ata kanë bërë gjithashtu një kontroll të plotë shëndetësor si dhe një vlerësim të marrëdhënieve të tyre sociale për të matur numrin e gënjeshtrave të mëdha dhe të vogla që ata kanë thënë për 10 javë.
Për qëllimet e studimit, gjysma e pjesëmarrësve kishin të ndaluar të gënjejnë gjatë kohës së hulumtimit, kurse gjysma tjetër e kishte për detyrë të sillet në mënyrë të zakonshme.
Rezultati: Persona që kanë treguar të paktën tri gënjeshtra më pak kanë ndier vetën më pak të shqetësuar dhe të dëshpëruar. Ata gjithashtu kanë raportuar se ndiheshin më mirë fizikisht, sidomos me më pak dhimbje koke dhe fyti.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje