Shkurt.ch

Sërish shiten të dhënat bankare në Gjermani?

Siç raporton “Financial Times” në Gjermani, autoritetet financiare në landin Nordrhein-Westfalen kanë siguruar edhe dy CD me të dhëna bankare nga Zvicra.

Bëhet fjalë për informacione të klientëve gjermanë të UBS-it, si dhe të një banke të vogël zvicerane, shkruan “Financial Times”, pa dhënë detaje të tjera.

Nordrhein-Westfalen është thënë se kishte blerë gjatë korrikut një disk me të dhëna nga banka “Coutts” në Cyrih.

Transaksioni nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Edhe për dy rastet e reja nuk kishte asnjë konfirmim të mërkurën.

Landi Nordrhein-Westfalen mëton të prishë marrëveshjen tatimore ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës. Nëse ka diçka të vërtetë për thashethemet e fundit mund të acarohen marrëdhëniet ndërfqinjësore, thotë “Financial Times”.