Shqipëria
Avokati tregon pse iu refuzua azili të vrarit në Tiranë
Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua, pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes
Mario Majollari u vra për gjakmarrje pak ditë më parë, në Tiranë. Nga Suedia, avokati i 28-vjeçarit, Maravgi Staifo, rrëfen arsyet përse iu refuzua azili.
“Ai i shpjegoi mirë arsyet e tij për azil, por Bordi suedez i Emigrimit nuk e pranoi aplikimin e tij pasi ishte me vonesë. Vrasja ka ndodhur në vitin 2000 dhe kërkesa për azil u bë shumë vite më vonë”, u shpreh avokati për “TCH”.
Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua, pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes, përcjell albinfo.ch.
Në gusht 2015, Bordi i Migracionit në Suedi nuk e kishte pranuar kërkesën. Mediat suedeze shkruan se 28-vjeçari apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administrative në Gotenburg, dy ditë para prag të Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.
Gjatë kohës së tij në Suedi, 28-vjeçari jetonte në strehimin e azilkërkuesve Hotell Mälarblick në Strängnäs.
Anders Hedqvist, menaxher i vendstrehimit e ndihmoi me punë të ndryshme gjatë viteve që ai kishte kaluar atje.
Avokati Staifo shtoi: “Ai më ka shpjeguar me detaje historinë e tij, çfarë ka ndodhur dhe pse ndihej i kërcënuar. Por, Bordi i Emigrimit tha se edhe nëse ka ndonjë rrezik nga individë në Shqipëri, mund të gjente mbrojtje nga autoritetet shqiptare”.
Krimi ndaj Mario Majollarit është kryer për hakmarrje, pasi i ati vuan një burgim të përjetshëm për ekzekutimin e dy të rinjve, 18 vite më parë. Avni Majollari ishte arrestuar për këtë krim të ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt, 14 vite më pas dhe po vuante dënimin.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë