Bota
Fëmijët parakalojnë në xhaminë turke, tmerrohen gjermanët
Fëmijët e moshës katër deri shtatëvjeçare, kanë parakaluar me armë plastike dhe uniforma ushtarake nëpër xhami. Ata kanë brohoritur dhe përshëndetur me zë të lartë
Një video nga një xhami turke të shoqatës turke “Ditib” në Herford, ka shkaktuar debate të ashpra në rrjet dhe në politikën lokale. Fëmijë të mitur janë paraqitur në një shfaqje të veshur me uniforma ushtarake.
Fëmijët e moshës katër deri shtatëvjeçare, kanë parakaluar me armë plastike dhe uniforma ushtarake nëpër xhami. Ata kanë brohoritur dhe përshëndetur me zë të lartë, shkruan “Neue Westfälische Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Shfaqja u shpërnda përmes videos në rrjetet sociale, por sërish u fshi.
Lidhur me këtë rast, Shoqata turke “Ditib” ka deklaruar: “Vendimi për shfaqje të tillë ishte marrë nga këshilli prindëror dhe po nga ata është përgatitur shfaqja”, ka pohuar anëtari i shoqatës, Necati Aydin.
Ai më tej ka shpjeguar se kjo shfaqje i referohej një fitore luftarake turke në vitin 1915/16.
Nga ana tjetër, politikani gjerman i CDU-së, Tim Ostermann është irrituar nga ngjarja. Ai menjëherë e ka kontaktuar shoqatën në fjalë dhe është në pritje të përgjigjes: “Mendoj se bëhet fjalë për një problematikë të rëndë po që se fëmijët instrumentalizohen. Kjo mënyrë kundërshton në çdo aspekt përpjekjet për integrim”, ka thënë ndër të tjera politikani gjerman.
https://www.youtube.com/watch?v=D9e2qutjs1A
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik