Bota
Ja cilat janë caqet e sulmuara nga aleatët në Siri
Janë goditur tri objektiva, një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh
Sulmi mbi Sirinë i realizuar nga SHBA në bashkëveprim me Britaninë e Madhe dhe Francën, është bërë për t’i dhënë goditje regjimit të diktatorit Bashar Al-Assad, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump. Ai ka thënë se ndalimi i prodhimit dhe përdorimit të armëve kimike nga Siria ,ka qenë qëllimi i këtyre sulmeve.
Sulmet kanë goditur Damaskun si dhe dy vende shumë pranë kryeqytetit sirian.
Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva, një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qendër e rëndësishme komande, gjithashtu në afërsi të Holmsit.
Reuters raporton se sulmet ajrore në Siri kanë përfunduar, por ka forca ushtarake të gatshme, që në rast se u kërkohet ato do të intervenojnë.
Këtë sulm mbi regjimin sirian, e kanë përshëndetur Kanadaja, Turqia dhe NATO
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik