Shkurt.ch
Platforma DFAE/EDA është përdorur shumë nga udhëtarët
Platforma për udhëtarët zviceranë “Itineris”, e cila u mundëson atyre të transmetojnë të dhënat e tyre për Departamentin Federal të Punëve të Jashtme ( DFAE/EDA), i cili mund t’i kontaktojë në rast emergjence, është vizituar shumë këtë verë. Që nga fillimi i punës së saj në qershor, më shumë se 10.500 persona janë regjistruar.
Për herë të parë alarmet SMS janë testuar javën e kaluar për shkak të konflikteve të armatosura që ndodhin në malet e Pamir-it në Taxhikistan. DFAE/EDA i ka “informuar rregullisht për situatën e tanishme” zviceranët që ndodhet në këtë vend të Azisë Qendrore”, ka bërë të ditur të dielën zëdhënësi Pierre-Alain Eltschinger.
Platforma “Itineris” u mundëson udhëtarëve zviceranë të regjistrohen dhe të japin informacione, duke dhënë detajet e itinerarit të tyre. Me këto informacione, zëdhënësi mund t’i njoftojë ata për zhvillimet e vendit ku ata ndodhen, si dhe t’i kontaktojë në rast urgjence, si për shembull, në raste të konflikteve ose të fatkeqësive natyrore.
Nëpërmjet telefonit
Për më tepër, në fillim të vitit 2011 zëdhënësi ka krijuar edhe një linjë telefonike të urgjencës për problemet e ndryshme që mund t’ iu ndodhin zviceranëve jashtë vendit. Gjatë vitit 2012 kjo linjë ka regjistruar një mesatare prej 2,500 telefonatave në muaj, dy herë më shumë se një vit më parë. Në korrik të këtij viti janë regjistruar 3000 thirrje, theksoi Pierre-Alain Eltschinger.
Në shumicën e rasteve thirrjet e zviceranëve kanë të bëjnë me humbjen e dokumenteve të udhëtimit ose me aksidente të ndryshme, por gjithashtu këto thirrje bëhen për të bërë pyetje rreth formaliteteve për marrjen e një vize.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?