Shkurt.ch
“Nuk e kam vrarë Viganin” thotë Shiwan Muhamed
I akuzuari për vrasjen e Vigan Morinës 23 vjeçar, kurdi nga Iraku, me qëndrim në Zvicër, Shiwan Muhamed nuk pranon se vrasja është vepër e tij. Kështu i ka thënë shtypit zviceran avokati i tij duke cituar Shiwanin. Ky i fundit ka rreth një javë që është arrestuar në një qytet të Norvegjisë së jugut dhe po mbahet në paraburgim.
Menjëherë pasi kishte ndodhur vrasja pranë një lokali të njohur të Cyrihut, më 15 korrik, i dyshuari për vrasjen kishte ikur në Norvegji. Pyetjes së gazetarëve se përse ai ka ikur nëse nuk është fajtor për vrasjen, avokati nuk i ësh¨të përgjigjur.
Sidoqoftë, ka thënë avokati, pritet që klienti i tij të ekstradohet në Zvicër. Por, sipas tij, pengesa e vetme për këtë është se Zvicra ende nuk ka bërë kërkesë për ekstradim!Shiwan po mbahet në një qeli izolimi. Atë nuk mund ta vizitojë askush dhe as t`i telefonojë.
Vrasja e Viganit dhe plagosja e rëndë e vëllait të tij, Visarit pati ngjallur një pikëllim dhe revoltë në mesin e miqve dhe qytetarëve tjerë të Zvicrës. Një javë pas tragjedisë, në qytetin e Cyrihut qe zhvilluar me këtë pretekst një marsh protestues kundër dhunës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë