Shkurt.ch

SHBA i kërkon Zvicrës të dhëna për shtetasit e saj, klientë të CS

Edhe një vit më parë SHBA pati bërë një kërkesë për ndihmë zyrtare, me ç`rast pati kërkuar të dhënat për 650 klientë të Credit Suisse

Autoritetet tatimore të  SHBA-së u kanë dërguar institucioneve përkatëse të Zvicrës edhe një kërkesë të re për “ndihmë zyrtare”. Fjala është për kërkesën e SHBA-së që t`i dorëzohen të dhënat e klientëve amerikanë të bankës Credit Suisse, ka konfirmuar për gazetën NZZ një zëdhënës i administratës tatimore federale të Zvicrës.

Sipas raportit,  janë rreth 100 klientë amerikanë të bankës zvicerane Kredit Suisse që dyshohen se i kanë deponuar të hollat e tyre në këtë bankë për të ikur nga detyrimi i pagesës së tatimeve shtetit amerikan. 

Rreth një vit më parë SHBA pati bërë një kërkesë të ngjashme për ndihmë zyrtare, me ç`rast pati kërkuar të dhënat për 650 klientë të Credit Suisse. Por, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Federale të Zvicrës, SHJBA-së i ishte dorëzuar vetëm një pjesë e të dhënave të kërkuara.