Autotech
Zuckerberg kërkon falje: Facebooku, në betejë me Rusinë
Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka deklaruar para senatorëve amerikanë se kompania e tij është në një betejë konstante me operatorët rusë, të cilët kanë për qëllim eksploatimin e këtij rrjeti social.
“Kjo është një garë. Ata po vazhdojnë të bëhen më të mirë”, ka deklaruar ai gjatë dëshmisë së tij në Senatin Amerikan, përcjell albinfo.ch.
Zuckerberg kërkoi falje publike për skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e rrjetit social Facebook, i themeluar prej tij më shumë se një dekadë më parë.
Më vjen keq, tha ai para Komisioni të Kongresit për Drejtësinë dhe Tregtinë, duke marrë mbi vete përgjegjësinë që nuk mundi të parandalonte shfrytëzimin e të dhënave të rreth 87 milionë përdoruesve, nga firma Cambridge Analytica, e lidhur me fushatën presidenciale të kandidatit Donald Trump.
Ai, gjithashtu, ka treguar se Robert Mueller, këshilltar special, i cili është duke hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s, ka intervistuar stafin e Facebookut . Zuckerberg ka bërë të ditur se kompania është duke zhvilluar mekanizma të rinj për të identifikuar llogaritë false në Facebook.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik