Shkurt.ch
Ambasadori Malaj, i ftuar nderi në festën kombëtare të Zvicrës
Ambasadori i Kosovës është ftuar nga qyteti turisitik Torgon në kantonin Valais dhe nga qyteti Vernier në kantonin e Gjenevës,
Për nder të një gushtit, festë kombëtare të Zvicrës janë organizuar solemnitete në mbarë Zvicrën. Sipas traditës së këtij vendi, në kuader të shënimit të kësaj feste, ftohen personalitete të ndryshme nga jeta shoqërore-politike zvicerane për të mbajtur një fjalim.
Kësaj radhe ambasadori i Kosovës Naim Malaj, është ftuar nga qyteti turisitik Torgon në kantonin Valais dhe nga qyteti Vernier në kantonin e Gjenevës, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë.
Eshtë hera e parë që gjatë festës kombëtare të Zvcirës ftohet një ambasador i një vendi për të mbajtur një fjalim të tillë.
Lajmin për pjesëmarrjen e ambasadorit Malaj në qytetin Vernier e ka bërë të ditur edhe e përditshmja e Gjenevës “Tribune de Genève”.
Një gushti i këtij viti në qytetin Vernier është shënuar me Kosovën si mysafire nderi me muzikë dhe kuzhinë shqiptare.
Në fjalën e tij, Ambasadori Malaj ka vlerësuar lart vlerat e demokracisë zvicerane duke theksuar edhe kontributin e mërgates kosovare në zhvillimin ekonomik të Zvicrës, përfundon njoftimi për medie i Ambasadës së Kosovës në Bernë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?