Shkurt.ch
Propozohet ndryshimi i himnit të Zvicrës
"Pjesë të tekstit sikur ajo “Lutuni, zviceranë të lirë, lutuni” janë tepër të fryra dhe nuk shkojnë me frymën e kohës së sotme"
Zvicra duhet të adoptojë një tekst të ri për himnin e saj shtetëror, mendon Shoqëria Zvicerane Bamirëse (SGG). Ajo e ka lancuar idenë e saj pikërisht në Ditën Nacionale të Zvicrës, më 1 gusht.
Sipas saj, pjesë të tekstit sikur ajo “Lutuni, zviceranë të lirë, lutuni” janë tepër të fryra dhe nuk shkojnë me frymën e kohës së sotme. Teksti i ri, sipas idesë së lartpërmendur do të duhej të hynte në fuqi në vitin 2015.
Për tu realizuar kjo, SGG propozon që të shpallet një konkurs për versionin e ri të himnit dhe të angazhojë një juri për këtë qëllim. Përmbajtja e tekstit do të duhej të orientohej në bazë të preambulës së kushtetutës federale ndërsa melodia do të mbetej ajo që është sot. Një iniciativë për ndryshim të himnit pati dështuar para katër vitesh.
Por teksti i cili këndohet sot si himn i Zvicrës nuk ka ndonjë histori të rehatshme. “Psalmi zviceran” qe shpallur në mënyrë të përkohshme tekst zyrtar i himnit në vitin 1961 ndërsa në vitin 1981 qe konfirmuar, në mungesë të ndonjë kundërpropozimi serioz. Ndërkaq, në trajta gjysmëzyrtare ky himn është përdorur që nga viti 1841.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?