Jeta në Zvicër
Salima Moyard, një politikane e përkushtuar
Kandidate për Këshillin e Shtetit për zgjedhjet kantonale 2018, Salima Moyard, 34 vjeç, dëshiron të përqendrojë veprimin e saj në favor të "përfitimeve cilësore sociale për të luftuar varfërinë". Anëtare socialiste e Këshillit të Madh që nga viti 2009, mësuese e historisë, latinishtes si dhe anglishtes në shkollën fillore të Gjenevës (Cycle d'orientation de Drize), por edhe sindikaliste, ajo është e njohur sidomos për nisjen e një planveprimi në favor të trajnimit dhe zanatit, si dhe për rritjen e numrit të vendeve të trajnimit në sektorin e qeverisë së kantonit.
E vetëdijshme për rëndësinë e gjuhës së origjinës, ajo punon energjikisht për krijimin e një vlerësimi të vërtetë të gjuhëve alofone në shkollën publike të Gjenevës.
Si një nënë e re e dy fëmijëve, ajo thotë se është veçanërisht e shqetësuar për çështjet e familjes, prandaj ajo ka paraqitur një projekt-ligj për rritjen e numrit të vendeve të çerdheve. Në nivelin shoqëror, forca e karakterit dhe pragmatizmi i saj kanë kontribuar dukshëm për të forcuar politikën e librit dhe ambientet kulturore, por edhe për të zhvilluar mbështetjen për suksesin e sportit elitar.
Lufta e saj e kohëve të fundit përmes një projektligji për të drejtën e të afërmeve, të cilët kujdesen tërë kohen për një të sëmur familjar, që këta të fundit të gëzojnë një ndihmë shtetërore. Kjo iniciativë ka qenë shumë e debatuar në lajme. Për ta mbështetur me 15 prill 2018, është e nevojshme të votoni listën nr. 3 “Socialistët” në Këshillin e Madh.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










