Shkurt.ch
Ramazani largon turistët e Lindjes së Mesme
Udhëtarët e Golfit (gjirit) nuk mund të gëzojnë pushimet për shkak të agjërimit të tyre. Tregtarët presin të ballafaqohen me një mungesë përfitimi të theksuar.
Në vitin 2011 klientët arabë patën kaluar afro 54.443 net në korrik në Gjenevë.
Të premten myslimanët nëpër botë kanë filluar Ramazanin. Për një muaj ata duhet të agjërojnë tërë ditën, ndërsa do të kenë mundësi për të ngrënë dhe për të pirë vetëm në muzg. Që nga viti i kaluar dhe deri në vitin 2014 kjo praktikë fetare bie në festat e Gjenevës.
Pasoja: turistët nga vendet e Gjirit janë larguar shumë shpejt për t’u kthyer në vendlindje. “Klientët tanë janë kthyer të gjithë që nga 20 korriku”, tregon zëdhënësi i kompanisë “Qatar Airways”.
Ramazani, një javë më herët
Problemi është se këtë vit Ramazani zhvillohet një javë më herët se vitin e kaluar, duke mos u lejuar udhëtarëve të Lindjes së Mesme të përfitojnë nga sezoni i pushimeve dhe madje edhe festave të kantonit.
“Prania e tyre është shkurtuar”, konfirmon Cazaban Bernard, zëdhënës i “Genève-Tourisme & Congrès”. Kjo është një mungesë e pamohueshme, veçanërisht për hotelet. Por, prapëseprapë, ne vëmë re një rritje prej 8 për qind të qëndrimeve nga këto rajone që nga fillimi i vitit”.
Në kërkim të kompensimeve
Të ballafaquar me këtë ” pashmangshmëri”, disa bare nuk janë të prekur, me që nuk kanë pasur kurrë një klientelë të tillë”, thotë Jean-Marc Humberset, pronar i lokalit “Point bar». Por, disa mendojnë se pronarët e lojërave argëtuese të vendosura në bregun e djathtë të liqenit do të kenë shumë humbje.
“Genève-Tourisme & Congrès” përpiqet të kompensojë këto humbje duke ndërmarrë iniciativa të reja “në Indi, Rusi dhe Brazil, gjë që punon mjaft mirë”, ka thënë Bernard Cazaban. Vetëm Kina mbetet një treg i vështirë për ta pushtuar për shkak të pasigurisë (agresionet, kriminaliteti, dhuna) në Gjenevë”.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?