X

Na ndiqni:

 Kosova

Kosovarët ia mësyjnë Adriatikut edhe këtë fundjavë

Një numër i madh qytetarësh nga Kosova i janë drejtuar sërish kufirit shqiptar për të kaluar këtu fundjavën. Sipas Top-chanel kjo ndodh edhe për shkak të mos aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit

Doganën e Morinës edhe në këtë fundjavë është përfshirë nga një fluks i madh i kosovarëve. Sipas policisë, numri më i lartë i hyrjeve shënohet gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra persona me automjete të vogla dhe autobusë hyjnë në Shqipëri, me destinacion qytetet e tyre të preferuar.

Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, kaluan përmes doganës mbi 700 automjete. Dogana e Morinës po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve.

Ky fluks ka shkaktuar edhe një trafik disi të ngarkuar në segmentin Morinë-Kukës-Tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron situatën.

Sipas Top-chanel, fluksi i madh vjen edhe për shkak të mos aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë