Lajme
Gjukanoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit
Gjukanoviq ka qenë në qeverinë e Malit të Zi për rreth 20 vjet. Nuk janë njoftuar hollësi për motivet që shtynë atë të japë dorëheqje
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka njoftuar të martën se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i shefit të qeverisë malaziase. “Dua t’ju njoftoj se kam marrë vendim për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, ka thënë Gjukanoviq, njoftojnë agjencitë nga Podgorica.
Gjukanoviq, që ka qenë në qeverinë e Malit të Zi për rreth 20 vjet, ka thënë në një konferencë për gazetarë se do të mbajë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në pushtet.
Nuk janë njoftuar hollësi për motivet që shtynë Gjukanoviqin të japë dorëheqje, të paralajmëruar qysh muaj më parë. “Po largohem me ndërgjegje të pastër dhe me kokën lartë, i kënaqur me ato që kam bërë”, ka deklaruar ai.
Opozita thotë se Gjukanoviq la postin e kryeministrit nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe ka paralajmëruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Pasardhësi i Gjukanoviqit, Igor Llukshiq, deri tash ka ushtruar funksionin e nënkryeministrit dhe të ministrit të Financave. Televizioni i Malit të Zi bën të ditur se Llukshiq do të bëjë ndryshime në qeveri.
Edhe nënkryeministri malazias, Svetozar Maroviq, ka konfirmuar se do ta braktis qeverinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih