Shqipëria
Sekuestrohen 115 kg mish në një fshat të Delvinës
Për therje dhe tregtim të mishit në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së i ka vënë një gjobë prej 100 mijë lekëve e po ashtu ka ndaluar këtë aktivitet
Trupa e inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarkun e Vlorës njofton se gjatë një kontrolli tek stallë bagëtish ka sekuestruar 115 kg mishi qengji dhe keci të therura në mënyrë të paligjshme, përcjell albinfo.ch. Stalla e bagëtive ishte në pronësi të shtetasit Adem Seriani në malin Sopot të Delvinës dhe nuk i plotësonte kushtet higjienike për këtë punë.
Për therje dhe tregtim të mishit në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së i ka vënë një gjobë prej 100 mijë lekëve e po ashtu ka ndaluar këtë aktivitet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri thekson se është i vendosur për të gjurmuar dhe ndaluar çdo therje jashtë thertoreve. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë