Shkurt.ch
Plagosje e rëndë me thikë në mes shqiptarësh
Rreth orës 5 të mëngjesit të të shtunës para një klubi në Volketswil të Cyrihut ka ndodhur një zënkë në mes të dy shqiptarëve, që ka përfunduar me therje me thikë dhe shkaktim plagësh të rënda për njërin prej tyre.
Njëri shqiptar, shtetas i Shqipërisë, 35 vjeç, ka therur me thikë në pjesën e epërme të trupit shtetasin e Kosovës, 37 vjeç.
Ndonëse me plagë të rënda, kosovari ka mundur të njoftojë policinë për gjendjen në të cilën ndodhesj. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është dërguar për në spital ku i është nüenshtruar trajtimit të mëtejmë. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari për therje ka ikur nga vendi i ngjarjes, por policia e ka kapur atë pak kohë më vonë në një lokal në Dietlikon të Cyrihut.
Motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura. Policia kërkon dëshmitarë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?