Lajme
Kriza politike shtyn vendimin për pagën minimale
Kriza politike në vend po vazhdon të shtrijë ndikimin e saj. Një ndër shtresat e prekura nga “anarkia” institucionale janë punëtorët që punojnë me paga të ulëta. Ata do të vazhdojnë të marrin paga të njëjta edhe për një vit në mungesë të përcaktimit të pagës minimale. Këshilli Ekonomiko-Social që do të duhej të propozonte pagën minimale, nuk ka arritur të takohej për të katërtën herë këtë vit për të dhënë propozimin. Këshilli pret kushte më të mira politike për të kërkuar vërtetim të garantuar të pagës minimale në nivel të shtetit.
Viti i ardhshëm, sipas anëtarëve të Këshillit, është koha kur vendi mund të ketë një Qeveri të re dhe me të mund të negociohej së bashku me sindikatën dhe punëdhënësit për vërtetimet ligjore të shumës reale në pagën minimale. Fadil Racaj, drejtor i Departamentit Ligjor në MPMS, thotë se këshilli ka paraparë që në mbledhjen e tij të katërt të dalë me propozim për pagën minimale por që situata e krijuar politike e ka pamundësuar atë. “Detyrë e Këshillit ka qenë të takohej katër herë në vit. Herën e katërt do të duhej të dilnim me propozim për Qeverinë për pagën minimale.
Por, fatkeqësisht kjo, siç duket nuk mund të ndodh këtë vit”, thotë Racaj.Në Kosovë, asnjëherë nuk është përcaktuar paga minimale. Por, për vitin 2011 kjo ka qenë obliguese edhe me ligjin e ri të punës që tashmë ka hyrë në fuqi. Në nenin 57 të këtij ligji thuhet se Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. Gjatë përcaktimit të pagës minimale, sipas këtij ligji, duhet të merren parasysh kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës, shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih