Bota
Tre të plagosur, pas sulmit në YouTube
Një grua, para se të bënte vetëvrasje, ka plagosur tre persona në selinë e platformës YouTube në Kaliforninë Veriore.
Sipas medieve amerikane, sulmuesja quhej Nasim Aghdam dhe incidenti, sipas policisë, ndodhi shkaku i një grindjeje familjare. Një burrë 36-vjeçar është në gjendje kritike dhe ishte i dashuri i saj, kanë njoftuar mediat.
Dy gra të tjera të plagosura janë në gjendje stabile, përcjell albinfo.ch.
Por motivi i sulmit, sipas policisë, ende duhet të konfirmohet. Policia njoftoi se sulmuesja kishte shkuar në restorantin e zyrës në San Bruno afër San Franciscos në kohën e drekës dhe hapi zjarrin. Dhe punëtorët e frikësuar shpejt kanë ikur nga objekti me duart lart. Sulmuesja përndryshe është 39-vjeçare, me prejardhje iraniane. Ajo shpesh paraqitej në YouTube dhe në njërën prej videove të postuara e kishte kritikuar platformën për diskriminim ndaj saj dhe filtrim të postimeve të saj.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind