Shqipëria

Vazhdojnë kërkimet për 23-vjeçarin Santo Ymeraj

Familjarët e kanë gjetur motorin e ujit të 32-vjeçarit Santo Ymeraj, i cili humbi që prej 6 ditësh në qytetin e Budvës në Malit të Zi.

Motori ka qenë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe, sipas familjarëve, ai ishte gjysmë i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit nga familjarët me mjete detare si dhe një helikopter që e kanë marrë me qira vetë familjarët kanë vazhduar, raporton Top-Channel.