Bota
Të shtëna me armë zjarri afër “Youtube”
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA, shumë pranë selisë së rrjetit social “Youtube” në San Bruno, në veri të Kalifornisë.
Zyrtarë të Shëndetësisë thanë për median lokale “KTVU” se kanë pritur një fluks pacientësh me armë zjarri, por pa dhënë detaje të hollësishme.
Policia njoftoi përmes “Twitter”-it se ishte duke iu përgjigjur një rasti të mundshëm agresioni me armë, ndërsa edhe autoambulancat shkuan shpejt në vendngjarje. Publiku në zonën përreth u paralajmërua të qëndronte sa më larg ndodhive, përcjell albninfo.ch.
“Google”, kompania që zotëron edhe atë “Youtube”, njoftoi se kishte nisur hetimet mbi një “incident të mundshëm me armë zjarri”.
Ndërkohë, një pjesë e stafit të “Youtube” reaguan online duke thënë se agresori që kishte shtënë me armë ishte në arrati, por kjo nuk konfirmohet nga policia. Nga sa raportohet, kemi të bëjmë me një agresore femër, që jozyrtarisht thuhet të jetë kapur.
Punonjësi Todd Sherman tha se njerëzit po arratiseshin nga ndërtesa, nga paniku. Ndërsa një tjetër punonjës, Vadim Lavrusik kishte shkruar më herët se ishte bllokuar në një dhomë, por për fat të mirë ishte evakuuar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind