Shkurt.ch

Serbët, nënë e djalë, gjykohen për vrasjen me sëpatë të zviceranit

Një serb 16 vjeçar kishte vrarë vitin e kaluar njerkun e tij 46 vjeçar (bashkëshortin e të ëmës) dhe e kishte copëtuar atë me sëpatë. Duke filluar nga dje është duke u zhvilluar gjykimi në Bellinzona kundër tij dhe nënës së tij, po ashtu serbe, 48 vjeçare. Kjo e fundit dyshohet që ta ketë nxitur të birin që të vrasë bashkëshortin e saj.

Por, gjatë marrjes së djeshme në pyetje, gruaja nuk ka pranuar asgjë. Ajo ka deklaruar se gjatë kohës kur është bërë krimi, ka qenë në pushime. Sipas saj, nuk ka pasur motiv për të vrarë bashkëshortin pasi që martesa ka funksionuar mirë.

Ndërsa sot, në ditën e dytë të gjykimit në Bellinzona është marrë në pyetje i dyshuari për kryerje të vrasjes. Por, ai kësaj here është pyetur në cilësinë e personit që duhet të dëshmojë për të ëmën. Ndërsa procesi gjyqësor , për shkak të moshës, ndaj tij do të zhvillohet më vonë. Ai tash për tash është duke u mbrojtur me heshtje.