Opinione
Konflikt gjeneratash dhe Gjuriqi
Nëse dikush më thotë që shkrimeve tua ju vjen era kafe, nuk mundem ta mohojë këtë fakt se shumica e shkrimeve të mija zanafillën e kanë në kafiteri ose përfundojnë në kafiteri.
Kafja e parë që pija me shokët Hysni Ramadani dhe Hamit Reshani në liqenin artificial në Sauvabelin që gjendet në kurorën e qytetit të Lozanës sikur nuk më mjaftoi se duke biseduar e shtjelluar arrestimin e Gjuriqit nuk e kisha ndier as aromën as ngrohësin e kafes dhe sapo u përshëndeta me shokët vendosa që rrugën për shtëpi ta vazhdojë vetëm dhe në hapat e mi më përcolli ideja e konflikti të gjeneratave dhe kjo temë nuk është vetëm tani që më përcjellë, sepse në fakt kjo ide ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë,
… se personat që i takojnë gjeneratave të ndryshëm nuk kuptohen shpesh e si shkak i konfliktit është se jeta e njeriut është e ndarë në katër periudha: të femërisë, të adoleshencës, të moshës së pjekur dhe të pleqërisë.
Gjatë periudhave të ndryshëm të jetës të një personi, mundësitë fizike dhe psiqike nuk janë të njëjta, si në formën e të qenurit dhe të reagimit.
Është mos njohja e të gjitha këtyre mundësive të çdo periudhe të jetës që definon reagimin tonë sipas mënyrës e të qenurit, të ndjenjës dhe të mendimit.
Mbërrijë në qendrën e lagjes La Sallaz dhe shoh që tri kafenetë që gjinden në trekëndëshin e qendrës të lagjes nuk më tërheqin të ulem, po kësaj radhe kërkoj një kafene që ka një terasë që i ekspozohet rrezeve të diellit që sapo dolën në ketë pranverë të shumë vonuar …
Ulem në terasë dhe kënaqëm me rrezet e pakta dhe marr në dorë gazetën « Le Temps –Koha » e nuk shoh që afër meje ishin dy shqiptarë të moshave të ndryshëm, po dëgjoj që temë bisede kishin arrestimin e Gjuriqit.
Personi me moshë më të vjetër mbronte tezën që arrestimi ishte i komanduar dhe ishte në interes të disa politikanëve shqiptarë, kurse personi më i ri në moshë këmbëngulte në aftësitë dhe trimëritë e Policisë së Kosovës dhe profesionalizimin që kanë treguar në arrestimin e Gjuriqit. Personi në moshë lartësonte ushtrinë serbe, kurse personi më i ri ju kundërpërgjigjej me luftën e Kroacisë duke thënë, po të ishte aq e fortë kjo ushtri serbe do kishte fituar luftën në Kroaci … sa e pashë në ketë konflikt gjeneratash personi i moshuar nuk mundej të imagjinonte që shqiptari mundet të burgos serbin dhe duke përmbledhë bisedën e tyre seç pata dëshirë të paramendojë një bisedë që do kishte mundur të ndodhte në Beograd në mes një të riu serb dhe babait të tij. I riu serb i lindur në vitin 2000, tani sapo ka mbushur moshën të shërbejë në ushtri dhe shikon televizionin serb me babanë e vetë dhe imazhet e shfaqura në televizorin serb lidhur me arrestimin e Gjuriqit i përcjellë duke i bërë pyetje babait të vet, i cili ka 18 vite që trumbeton në mos ekzistencën e shtetit të Kosovës, pyetje të drejtpërdrejtë: Gjuriqi është burgosur nga shqiptarët?
Babai gjendet në siklet nga imazhet e Gjuriqit dhe interpreton këtë arrestim me argumentet e veta e sipas tij, në fakt policët dhe gjithë aksioni i policisë të Kosovës ishte e orkestruar me pjesëtarë të ushtrisë amerikane që ishin me maska. Pra, i moshuari serbë e ka vështirë të pranojë realitetin dhe nuk mundet të paramendojë burgosjen e një ministri serb nga Policia e Kosovës. I riu serb duke dëgjuar ketë argument të babait të vetë seç ju fut edhe më shumë frika po nuk mori guximin ta shpreh këtë frikë…
Ende gjendem në terasë të kafenesë dhe në momentin që bëhem gati të largohem dëgjojë cingërrimin e telefonit tim, e shoh që daja imë ishte duke më thirrur. Daja Bislim Fetahaj, që është gjeolog dhe që është person më i duhur për të treguar që nëntoka e Kosovës është ajo që ka, që është e që do i bashkojë gjeneratat e Kosovës.
Përgjigjem në telefon dhe dëgjojë zërin kumbues të dajës që më pyet me entuziazëm: dajës, kur do të vish në Kosovë se këto ditë jam shumë i gëzuar …
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha