Tematike
Shtëpitë e pleqve në presion financiar: Reduktojnë personelin e kualifikuar
Në 299 nga 1552 shtëpitë e pleqve, sa janë gjithsej në Zvicër, viteve të fundit kujdestarët e diplomuar janë zëvendësuar me punëtorë ndihmës e të pakualifikuar
299 shtëpi për strehimin e të moshuarve gjatë katër viteve të fundit kanë reduktuar dukshëm personelin e kualifikuar. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur ky personel duhej të shtohej, nisur nga fakti se është duke u rritur numri i të moshuarve që vendosen në këto shtëpi vetëm pasi të jenë bërë raste të rënda që kërkojnë trajtim komplet. Shpeshherë ata janë edhe me çrregullime mentale.
Por siç del nga verësimi që u është bërë 1552 shtëpive të pleqve, sa janë gjithsej në Zvicër, viteve të fundit në shumë prej tyre, kujdestarët e diplomuar janë zëvendësuar me punëtorë ndihmës e të pakualifikuar. Kështu, gazeta “SonntagsZeitung” shkruan se niveli i cilësisë ka rënë dukshëm në 299 shtëpi të tilla, ose në çdo të pestën shtëpi pleqsh në Zvicër.
Bazuar në deklarimin e vet atyre, 100 shtëpi kanë reduktuar gjatë pesë viteve të fundit në mes 20 dhe 50 për qind të personelit të tyre, transmeton albinfo.ch. Dhe këtë e kanë bërë në të shumtën e rasteve pa pasur ndonjë ndryshim relevant në intensitetin e përkujdesjes së banorëve të tyre. Me fjalë tjera: banorët kishin njësoj nevojë të pazvogëluar për përkujdesje.
Pasojat për pleqtë dhe për personelin, janë fatale, shkruan gazeta. Shumë nga kujdestarët e përshkruajnë punën e tyre si jashtëzakonisht stresuese. Në vend të përkujdesjes për pleqtë, kjo gjendje i shkatërron ata. Dhe këtu është në fuqi ligji i më të fortit, përcjell albinfo.ch. Ata të moshuar që janë më të shkathtë dhe ende të fortë, marrin edhe ndihmë dhe përkujdesje, ndërkohë që më të dobëtit janë ata që vuajnë.
Sipas drejtorit të Curaviva, që është bashkësia e të gjitha shtëpive të pleqve në Zvicër, ekziston një nevojë emergjente për veprim. Shumë nga shtëpitë ndodhen nën presion financiar. Politika duhet të veprojë urgjentisht për të parandaluar vënien në pyetje të sigurisë së përkujdesjes në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?