Shkurt.ch

Ish pengjet nuk detyrohen të paguajnë

Departamenti për punë të jashtme i Zvicrës ka njoftuar se çifti i cili ishte mbajtur i kdnapuar për afër një vit në Pakistan, nuk do të detyrohet të paguajë për kthimin e tyre në shtëpi. Departamenti në fjalë i ka liruar ata nga detyrimi i pagesës pasi që ata janë zotuar të kryejnë punë vullnetare.

Burri 32 vjeçar dhe gruja 29 vjeçe gjatë vitit të kaluar deri sa ndodheshin në një udhëtim privat nëpër Pakistan qenë rrëmbyer nga eksttemistët islamikë.

Nga departamenti i jashtëm pohojnë se për lirimin e tyre nuk kanë paguar asgjë. Mirëpo, lirimi dhe përkujdesja për ta, i ka kushtuar megjithatë shumë qeverisë. Gjaë mbajtjes peng të tyre për 250 ditë është dashur të angazhoheshin shumë punëtorë rreth rastit të trye.