Shkurt.ch
Zvicra paguan tunizianët që kthehen vullnetarisht
Të rriturve që kthehen vullnetarisht, u paguhen nga 1000 franga, ndërsa fëmijëve nga 500 franga
Zvicra ka filluar zbatimin e programit për motivimin e azilkërkuesve nga Tunizia për kthim në vendin e tyre. Programi parasheh që parimisht secilit person të moshës së rritur që vendos të kthehet vullnetarisht, t`i paguhen nga 1000 franga, ndërsa secilit fëmijë nga 500 franga. Këto të dhëna i ka publikuar të duelën gazeta “SonntagsZeitung”.
Duke e konfirmuar atë që ka thënë gazeta në fjalë, Michael Glauser nga Enti Federal për Migracion (BFM) shton se, përveç parave të gatshme, azilkërkuesit që vendosin të lëshojnë Zvicrën mund të përfitojnë edhe mbështetje financiare për projektet që do t`i realizonin në Tunizi. Kështu, nëse ndonjëri prej tyre ka vendosur që atje të hapë ndonjë biznes, do të marrë nga shteti i Zvicrës deri 4000 franga. Kjo vlen për azilkërkuesit që janë nën kompetencën e Zvicrës. Ndërkaq, ata, për të cilët përgjegjësinë e mban një shtet tjetër nënshkrues i marrëveshjes së Dublinit, për projekte të njëjta do të marrin nga deri në 3000 franga.
Po ashtu ekziston edhe mundësia e bërjes së projekteve të përbashkëta, për të cilat do të paguhen deri në 15 mijë franga.
Të gjitha ndihmat e përmendura vlejnë vetëm për ata azilkërkues tunizianë, procedura e të cilëve është due rrjedhur ose që nuk ka filluar edne fare. Ndërkaq, nuk do të përfitojnë ata të cilëve u është refuzuar statusi ose të tillë që kanë kryer vepra penale.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?