Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
Hapet klinika e Dr. Musliut, që ofron të gjitha shërbimet dentare
Klinika është e pajisur me aparaturë moderne dhe të sofistikuar. Kjo klinikë ofron për pacientët, të gjitha punët specialistike, mjekime terapeutike, ortodontike, pedodontike, kirurgji orale dhe implantologji
Klinika dentare Ardentis Renens ka hapur dyert në Rue de Lausanne 49, 1020 Renens.
Kjo klinikë udhëhiqet nga Dr. Orhan Musliu, i cili është nga Presheva. Ai Gjimnazin e kreu në Preshevë, kurse studimet i vazhdoi në Tiranë, duke diplomuar në mjekësi, dega e stomatologjisë (1999-2004). Në Zvicër, Musliu është nga viti 2005, duke i vazhduar studimet, deri në vitin 2013, kur fillimisht mori licencën për stomatolog në nivel federativ në Gjenevë, kurse më pas mori edhe diplomën universitare për implantologji 2012-2013, në Saint-Etienne të Francës, shkruan albinfo.ch.
Siç është shprehur edhe Dr. Orhan Musliu, nga viti 2010 ka punuar në Ardentis Lausanne-Chauderon, derisa për katër vjet (2013-2017) ishte shef i kësaj klinike, duke qenë drejtues dhe përgjegjës i klinikës.
Klinika është e pajisur me aparaturë moderne dhe të sofistikuar. Kjo klinikë ofron për pacientët, të gjitha punët specialistike, mjekime terapeutike, ortodontike, pedodontike, kirurgji orale dhe implantologji, shkruan tutje albinfo.ch.
Hapësira e klinikës, përbëhet nga 437 m2, posedon dhe parkingje për pacientët.
Së fundi është bërë inaugurimi i klinikës, ku të pranishëm kanë qenë më shumë se 200 persona, njerëz publik, njerëz të profesionit, administrata komunale etj, etj.
Dr. Musliu ju mirëpret me ekipin e tij çdo ditë, nga e hëna deri të premten 8-18h.











Të tjera nga Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












