Shqipëria

Përshkallëzon protesta te Rruga e kombit: Djegie kabinash dhe 3 të lënduar

Tre të plagosur është bilanci i deritanishëm i përplasjes mes policisë dhe protestuesve

Ka përshkallëzuar protesta e banorëve të qarkut të Kukësit. Ata, në shenjë revolte për pagesën në Rrugën e kombit kanë demoluar kabinat e vendosura për pagesë dhe madje edhe u kanë vënë flakën një prej tyre.

Përplasjet mes policisë e banorëve kanë vazhduar herë pas here. Tre të plagosur është bilanci i deritanishëm i përplasjes mes policisë dhe protestuesve.

Siç dihet, çdo kush që do të kalojë në rrugën e Kombit do të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro. Vendosja e kësaj takse ka shkaktuar irritim të madh si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri.