Shqipëria

Protestuesit gjuajnë me gurë policët, kundërshtojnë tarifën në Rrugën e Kombit

Protesta e banorëve të qarkut të Kukësit po bëhet pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa

Qytetarët e zonës së Kukësit kanë bllokuar autostradën Kukës-Tiranë në shenjë proteste për tarifën e vënë nga Qeveria Shqiptare. Protesta ka eskaluar dhe ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve. Madje protestuesit kanë shtyrë policët deri tek vendi i pagesës duke i gjuajtur me gur ata, trasnmeton albinfo.ch.

Protesta e banorëve të qarkut të Kukësit po bëhet pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

“Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme”, ka thënë një protestues.  Ata u kanë bërë thirrje dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese.

Edhe Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar se do të bisedojë me autoritetet shqiptar për të parë mundësin e një zgjidhje më të lehtë për qytetarët.