Lajme
Kacin: të hetohet raporti i Marty-t
"Ajo që është publikuar, nuk jep të dhëna konkrete të mjaftueshme, në të cilat hetimi do të mund të koncentrohej" ka thënë Kacin
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, deklaroi të hënën se thëniet nga raporti i Dick Martyt, për tregti me organe në Kosovë, janë akuzë e rëndë për të cilën duhet të zhvillohen hetime.
Kacin u tha gazetarëve në Beograd, se hetimi për raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, është sfidë e madhe për drejtësinë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se atyre u duhet ndihma ndërkombëtare.
“Duhet të aktivizohen edhe institucionet ndërkombëtare dhe kjo duhet sa më parë të hetohet. Nëse aty ka faktografi, atëherë kjo çështje duhet të mbyllet sa më parë, ndërsa nëse nuk ka, atëherë kjo duhet të spastrohet, sepse po e helmon atmosferën politike në Kosovë, Shqipëri, Serbi dhe rajon”, citohet Kacin nga Radio Evropa e Lirë.
Kacin ka theksuar se ai raport ende nuk është miratuar, por është në formë të propozimit dhe se ajo që është publikuar deri tash, nuk jep të dhëna konkrete të mjaftueshme, në të cilat hetimi do të mund të koncentrohej.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih