Integrimi
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin
Njëri, 26 vjeçar, shtetas i Maqedonisë ka shtënë disa herë me armë nga afërsia në shtetasin kosovar të moshës 47 vjeçare
Ajo që do t`i jenë frikuar të gjithë shqiptarët dhe të tjerë që kanë lexuar ose dëgjuar lajmin për plagosjen e rëndë që ka ndodhur natën e të mërkurës në Konolfingen (Bernë), doli mjerisht e vërtetë.
Dorasi, ashtu si dhe viktima, janë, sipas të gjitha gjasave, shqiptarë.
Njëri, 26 vjeçar, shtetas i Maqedonisë ka shtënë disa herë me armë nga afërsia në shtetasin kosovar të moshës 47 vjeçare. Këtë e kanë publikuar mediet elektronike zvicerane ndërsa përgjegjësit për medie nga Policia Kantonale e Bernës, të pyetur nga albinfo.ch, fillimisht nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë përkatësinë etnike të palëve në konflikt.
Skena të cilën e kanë parë mbrëmë një numër i konsiderueshëm njerëzish, kalimtarë rasti ose të tillë që gjendeshin në kafenetë përreth, ka tronditur thellë të gjithë. Dëshmitarët tregojnë se dorasi ka shtënë disa herë mbi viktimën dhe pasi është larguar duke e lënë atë të shtrirë, është kthyer sërish për t`i shkrepur mbi të edhe disa plumba.
Njësiti special Enzian i Policisë Kantonale të Bernës e ka arrestuar dorasin në natën në mes të të mërkurës dhe të enjtes. Me atë rast te ai është gjetur një armë dore, e cila mendohet të jetë përdorur për të plagosur viktimën.
26 vjeçari ndërkohë ka pranuar veprën. Ai ka thënë se njihej me viktimën dhe me të kishte pasur raporte afariste. Ekzistimin e këtyre raporteve e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Bernës dhe Policia kantonale.
Hetimet lidhur me rrjedhën e saktë të ngjarjes janë duke vazhduar. Por policia nuk jep të dhëna lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit, përveç faktit se ai është dërguar në spital me helikopter dhe se plagët e tij kanë qenë të rënda.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











