Shkurt.ch
Ndërtimtari: Një e katërta punojnë në “të zezën”
Pothuajse një e katërta e punonjësve të kontrolluar në vitin 2011 në kantonin e Vaud-it në sektorin e ndërtimtarisë kanë qenë “në të zezën”, sipas raportit të Kontrollit të shesheve të ndërtimit në kantonin e Vaud-it. Këto shifra tregojnë “një rritje të ndjeshme dhe kjo na shqetëson”, thekson Alix Briod, presidenti i Komisionit.
Ndërmjet 2010 dhe 2011 është shënuar një rritje prej 40%, thotë përgjegjësi për agjencinë e lajmeve. Kjo rritje shpjegohet kryesisht nga lloji i kontrolleve të kryera.
Raportet acarohen
Në përgjithësi, gjashtë inspektorë kanë kryer 994 inspektime, në të cilat përfshihet dëgjimi i 1.956 personave. Gjatë 193 kontrolleve, mbështetja policore për zbatimin e ligjit ka qenë e nevojshme. Kontrolli i vendeve të punës në kantonin e Vaud-it është themeluar në vitin 1998 nga partnerë të ndryshëm (shteti i Vaud-it, shoqatat e punëdhënësve, sindikatat si dhe SUVA).
Inspektorët nuk mund të kryejnë kontrollimet e personave pa letra, prandaj nganjëherë duhet të mbështeten nga policia. Përveç kësaj, “raportet acarohen” dhe kontrollet kërkojnë një prani të policisë, vëren Alix Briod.
Përveç punëtorëve në të zezën, duhet shtuar një numër të panjohur të njerëzve të cilët kanë ikur nga vendi i punës dhe nuk janë kapur. Duke u bazuar në 238 raporte, Shërbimi i Punësimit ka dorëzuar 158 akuza penale kundër punëdhënësve që punësojnë personel të huaj të paautorizuar për të punuar në Zvicër.
Një në katër raporte prek ndërmarrjet e huaja ose një të pavarur nga vendet e jashtme. Punëtorët më së shumti të prekur nga kjo dukuri vijnë kryesisht nga ish-Jugosllavia.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?