Shkurt.ch
Një i ri nga Iraku, i dyshuar për vrasjen e Vigan M.
Ndaj irakienit me qëndrim në Meilen të Cyrihut, Shivan Mohamed, është shpallur fletarresti dhe policia është në kërkim të tij
Edhe sot, dy ditë pas vrasjes së Vigan M. dhe plagosjes së rëndë të vëllait të tij, Visarit, dorasi vazhdon të jetë në arrati. Policia e Cyrihut ka dëshmi të forta se vrasjen e ka bërë 21 vjeçari, shtetas irakien me qëndrim në Meilen të Cyrihut, Shivan Mohamed. Ndaj këtij është shpallur fletarresti dhe policia është në kërkim të tij.
Ndërkohë, policia ka ndaluar dy zviceranë, 20 dhe 21 vjeçarë nga rrethi shoqëror i të dyshuarit për vrasje, të cilët pas marrjes në pyetje i ka liruar. Autoritetet vazhdojnë të mos japin të dhëna lidhur me motivin e vrasjes dhe po ashtu ende nuk dihet saktësisht se me çfarë mjeti është kryer vrasja dhe plagosja.
Siç kemi raportuar tashmë, dy vëllezërit Vigan dhe Visar M., në orët e hershme të mëngjesit të të dielës kanë rënë në konflikt me një palë tjetër në klubin e njohur të Cyrihut kaufleuten. Për pasojë, nga plagët e marra vdes Vigani 23 vjeçar ndërsa merr plagë të rënda vëllai i tij 20 vjeçar.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë