Shkurt.ch
Asnjë vend për strehimin e azilkërkuesve
Kuota e plotësimit të vendeve në qendrat e azilit në këtë kanton tashmë është rreth 120 për qind
Në kantonin Vaud janë plotësuar të gjitha kapacitetet për strehimin e azilkërkuesve kështu që aty nuk ka mbetur praktikisht asnjë vend i lirë. Për këtë arsye, autoritetet e azilit në këtë kanton janë detyruar që për 23 azilkërkues të porsaardhur të gjejnë një zgjidhje alternative për strehim. Fjala është për pesë familje shumanëtarëshe, të cilat përkohësisht janë strehuar në lokalet e mbrojtjes civile (bunker) në Gollion të këtij kantoni.
“Ka qenë thjesht e pamundur që kaq shumë të ardhur brenda një dite të strehoheshin në shtëpitë ekzistuese të strehimit të azilkërkuesve”, janë arsyetuar autoritetet.
Kuota e plotësimit të vendeve në qendrat e azilit në këtë kanton tashmë është rreth 120 për qind , me gjithë faktin se kohëve të fundit qe shtuar numri i vendeve, me ç`rast kuzhinat, zyrat dhe bodrumet qenë shndërruar në dhoma fjetjeje.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?