Lajme
Zvicra mbështet komunën e Kaçanikut
Qeveria zvicerane vitin e ardhshëm do ta bëjë qytetin e Kaçanikut me plan rregullues urbanistik. “Ky projekt do të realizohet me mjete të programit “Përkrahja e qeverisjes lokale dhe e decentralizimit – LOGOS”, që financohet nga Qeveria zvicerane”, ka theksuar Hajrush Dullovi, zëdhënës i Komunës, të dielën.
Sipas tij, edhe Komuna e Kaçanikut do të participojë me një shumë mjetesh për realizimin e projektit. Pohimet e tij i ka konfirmuar Fikri Vërbani, drejtor i Drejtorisë së Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit. “LOGOS-i i ka lejuar 50 mijë euro për hartimin e Planit rregullues të Kaçanikut, ndërsa Komuna 20 mijë euro”, ka thënë ai.
Programi “Zvicër-Kosovë – Përkrahja e qeverisjes lokale dhe e decentralizimit – LOGOS” financohet nga qeveria zvicerane nëpërmjet Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë (SCO), ndërsa zbatohet nga fondacioni zviceran “Intercooperation”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih