Shkurt.ch

8000 Sans-Papiers punojnë ilegalisht në Cyrih

Ata në të shumtën punojnë si ndihmës shtëpiakë. Shumica janë nga Amerika Latine dhe nga Evropa juglindore

Një studim i prezantuar të enjten ka hedhur për herë të parë dritë mbi përditshmërinë e personave pa letra ose Sans-Papieres në Zvicrën gjermane. Studimi përqendrohet më shumë në dukurinë e të huajve pa letra që punojnë si ndihmëse-e shtëpiak-e.

Sipas studimit të mbiquajtur “Wisch und weg” (Pastro dhe ik) vetëm në Cyrih me rrethinë punojnë rreth 8000 persona pa letra në mirëmbajtjen e shtëpive, gjegjësisht ndihmës shtëpiakë.

Shumica e të anketuarve janë me origjinë nga Amerika Latine dhe nga Evropa juglindore. Mosha mesatare e tyre është 38 vjeç dhe janë të arsimuar mirë deri në shumë mirë.

Puna që kryejnë ata-ato bëhet vetëm përmes marrëveshjeve gojore dhe në orë të caktuara.

Studiues nga Universiteti i Bazelit për qëllime studimi kanë anketuar 56 persona Sans-papiers. Ndërsa me 14 femra nga ky grup, ata kanë zhvilluar edhe intervista më të thelluara.