Shkurt.ch

SVP-UDC kërkon shtrenjtimin e sigurimit shëndetësor

SVP-UDC ka kërkuar që të sëmurët dhe pleqtë të paghuajnë më shtrenjtë se deri më tash për fondin e shëndetësisë

Në një qëndrim të saj të bërë publik sot, kjo parti propozon që baza e paguar nga pacenti të ngrihet në së paku 1400 franga. Ajo synon po ashtu që t`i përshtatë më shumë se deri më tash premitë dhe zbritjet në varësi nga risku që ka për t`u sëmurë pacienti konkret.

Kështu, para së gjithash familjet e reja do të paguanin më pak në arkat shëndetësore ndërkohë që më të moqmit dhe më të sëmurët, më shumë.

Po ashtu kjo parti propozon që të zvogëlohet katalogu i shërbimeve të siguruara bazë. Kështu, për shembull trajtimi i një rasti normal të gripit, nuk do të duhej të mbulohej çdo herë nga fondi i shëndetësisë.