Lajme
Një vit pa viza për Maqedoninë
Një numër i vogël i qytetarëve kanë shfrytëzuar udhëtimet drejt vendeve të BE-së
Një vit pas heqjes së vizave për Maqedoninë, një numër i vogël i qytetarëve kanë shfrytëzuar udhëtimet dhe vizitat drejt vendeve të BE-së, derisa pjesa më e madhe e tyre që udhëtuan ngelën si azilkërkues, njofton agjensia e lajmeve INA.
Qytetarët e Maqedonisë në numër të vogël kanë shfrytëzuar mundësinë për të udhtuar pa pengesa në vendet e shengenit të bardhë. Vonesat me pasaportat biometrike, gjendja e rëndë ekonomike dhe kriza e papunësisë që ka përfshirë edhe vendet e BE-së janë disa nga arsyet që i shprehin qytetarët për mosudhëtimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se nuk ka numër të madh të qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit, gjegjësisht drejt vendeve anëtare të BE-së.
Sipas të dhënave të MPB-së, nga fillimi i këtij viti e deri në muajin dhjetor, për vetëm 4,1 për qind është rritur numri i daljeve nga shteti.
Kjo ministri pranon se ka ende shumë qytetarë që nuk janë pajisur me pasaporta biometrike, edhe pse numri i atyre që janë dhënë ka kaluar mbi një milion pasaporta biometrike.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) në Maqedoni vlerëson se një numër i pakët i qytetarëve në Maqedoni kanë shfrytëzuar udhëtimet drejt BE-së, sidomos për shkak se qytetarët përballen me probleme sociale dhe ekonomike, burokracia rreth dhënies së pasaportave biometrike si dhe për shkak të krizës ekonomike, që akoma është e pranishme në vendet e BE-së, ku ndjehet papunësia dhe problemet e tjera me emigrantët e huaj.
Numri më i madh i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt vendeve të BE-së kanë ngelur atje për të përfituar statusin e azilit.
Sipas të dhënave të fundit të EUROSTAT, gjatë nëntë muajve të fundit të këtij viti 4315 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar status azili në vendet e BE-së. Fluksi i madh i azilkërkuesve ka shtuar shqetësimet në radhët e vendeve anëtare të BE-së, të cilat kanë ndërmarrë masat parandaluese
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih