Tematike
Unia: “Me marrëveshjen e re morën fund tetë vite diskriminim”
"Më ketë vendim merr fund diskriminimi 8 vjeçar e shtetasve të Kosovës, të cilët në mënyrë të rregullt kanë paguar kontributet e tyre në sigurimet shoqërore të Zvicrës. Sindikata Unia kërkon nga Qeveria Federale të zbatojë masat e përshtatshme, për të baraspeshuar humbjet e shkaktuara për kohën e mungesës të zbatimit të Marrëveshjes"
Në një komunikatë të saj të dërguar medieve, sindikata më e madhe zvicerane Unia ka përshëndetur miratimin që sot i ka bërë Qeveria e Zvicrës marrëveshjes së re për Sigurimet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës. Siç dihet, kjo sindikatë dhe në veçanti funksionarët dhe aktivistët e saj shqiptarë, kanë dhënë kontribut shumë të rëndësishëm për sensibilizimin rreth kësaj çështjeje dhe pastaj për shtyrjen përpara të arritjes së marrëveshjes në fjalë.
“Në mbledhjen e sotme qeveria federale e Zvicrës aprovoi Marrëveshjen e re për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën. Më ketë vendim merr fund diskriminimi 8 vjeçar e shtetasve të Kosovës, të cilët në mënyrë të rregullt kanë paguar kontributet e tyre në sigurimet shoqërore të Zvicrës. Sindikata Unia kërkon nga Qeveria Federale të zbatojë masat e përshtatshme, për të baraspeshuar humbjet e shkaktuara për kohën e mungesës të zbatimit të Marrëveshjes, thuhet në fillim të komunikatës së Unia-s.
Nga presioni i shumicës së djathtë në Parlament, Qeveria Federale në prill të vitit 2010 anuloi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën. Ky vendim krijoi pasiguri shkatërruese për mijëra pensionistë nga Kosova, edhe përkundër të drejtës për të marrë pension nga Zvicra, thuhet më tutje në komunkatë. Por, “Sindikata Unia u angazhua fuqishëm për t`i dhënë fund këtij diskriminimi. Presioni që ushtroi Unia tregoi ndikim: me aprovimin e Marrëveshjes së rinegociuar, të gjithë të punësuarit nga Kosova në Zvicër janë të barazuar, pavarësisht se a marrin pensionin e tyre në Zvicër apo jashtë saj, pra edhe në vendin amë. Synimi që në fushën e Sigurimeve Shoqërore të diskriminojë njëanshëm një popullatë të tërë vetëm për shkak të prejardhjes së tyre mori fund”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sindikatës Unia.
Por, “çmimi i këtij diskriminimi ishte i lartë. Shumë përfitueseve iu është refuzuar pagesa e pensioneve të sigurimeve shoqërore në Kosovë. Edhe me Marrëveshjen e re nuk është bërë e qartë përfundimisht se si mund të fitohet e drejta retroaktive. Unia kërkon nga Qeveria Federale që të zbatojë masa të përshtatshme, për të baraspeshuar humbjet e shkaktuara në periudhën e kaluar nga shkaku i mungesës së zbatimit të marrëveshjes. Është e papranueshme që njerëzve tu mohohet e drejta e përfitimit në pension dhe që atyre tu shkaktohet krizë ekzistenciale.
Unia kërkon ratifikim të shpejtë
Me adoptimin e sotëm dhe nënshkrimin e planifikuar në qershor me Qeverinë e Kosovës, Qeveria Federale hap rrugë të përparojë ratifikimin në Parlament. Unia kërkon nga Parlamenti që të përshpejtojë ratifikimin. Pasi vetëm kështu mund të përfundojë ky diskriminim i pa përballueshëm.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?