Ekonomi
Kthimi i orës verore 2018, pse Zvicra vendosi e fundit për orën verore dhe dimërore?
Zvicra dhe trojet shqiptare do fillojnë me orën verore në 25 mars të këtij viti. Cilat janë mangësitë dhe përparësitë e ndryshimit të orës?
-Akrepat e orës do lëvizin 60 minuta përpara, nga ora 2 në ora 3.
-Zvicra është ndër vendet e fundit të Europës që ka vendosur orën verore në 1981.
-Në 8 mars 2018 Parlamenti Europian votoi kundër orës verore.
-Zvicra mund të vendosë pavarësisht BE-së nëse dëshiron të vijojë me orën verore ose jo.
-Jo të gjitha vendet përdorin orën verore. Shumica e vendeve afrikane dhe aziatike nuk përdorin as orën europiane dhe as dimërore.
Kur ndodh ndryshimi i akrepave të orës?
Natën mes së shtunës 24 dhe të dielës 25 mars, kthehet ora verore: Akrepat lëvizin një orë përpara. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë më shumë dritë. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Sistemi i ndryshimit të orës është histori e gjatë: saktë përpara njëqind vjetësh Zvicra shmangu përshtatjen e orës së saj me orën e shteteve fqinje.
Kur erdhi orari veror në Zvicër?
Në fillim të vitit 1916 të katër shtetet fqinje të Zvicrës vendosën orën verore për një orë përpara. Qëllimi primar ishte reduktimi i dioksidit të karbonit dhe kursimi i energjisë, siç kishte shkruar historiani Jakob Messerli në disertacionin e tij. Por studimet e fundit flasin se ndryshimi i orës ka sjellë konsekuenca shëndetësore, ndryshime në bio-ritëm dhe me pasoja edhe për nxënësit. Dita e punës është mjaftueshme për të pasur ndryshime të tilla, sqarojnë kundërshtarët e ndryshimit të orës.
Zvicra në anën tjetër kërkonte sqarime dhe nuk vendosi orën verore në 1916. Pas një debati të gjërë publik, vendi helvet vendosi përfundimisht kundër në 24 mars 1917.
Përjashtimi zviceran
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mes viteve 1941 dhe 1942 Zvicra vendosi për ndryshimin e orës, por pas analizës së ky ndryshim nuk solli në efekte të rëndësishme në kursimin e energjisë elektrike, gjatë 1943 vendi helvet vendosi përsëri të rikthehet në orën normale. Kështu një kohë Zvicra mbeti ishulli i vetëm me orarin e pandryshuar, por kjo nuk mund të vijonte gjatë për shkak të problemeve me qarkullimin rrugor e hekurudhor mes saj dhe shteteve fqinje. Kështu në 1981 Zvicra përfundimisht do vendoste orën verore si gjithë shtetet tjera europiane.
Sot janë shtuar zërat kontestues për ndryshimin e orës dhe mund të ndodh që së shpejti mos kemi orë verore dhe orë dimërore.
Cilat shtete nuk përdorin ndryshimin e orës?
Ka shumë vende që nuk përdorin ndryshimin e akrepave të orës.
Shtetet që përdorin orën verore dhe dimërore.
Gjithë shtetet e BE.
Shtetet që ndajnë zonë kohore të njëjtë me BE: Shqipëria, Andorra, Kosova, Ishujt Faroe, Bosnja, Lihtenshtajni, Maqedonia, Monako, Mali i Zi, Serbia, Vatikani, San Marino, Moldavia, Gibraltari, Ukraina (në përjashtim të Krimesë)
Amerika Latine: Brasili (pjesërisht), Paraguai, Meksika
SHBA, Kanada dhe Alaska
Ishujt Karaibe
Afrikë: Marokoja, Namibia dhe Sahara Perëndimore
Azi: Mongolia
Australi (pjesërisht) dhe Zelande e Re
Shtetet që nuk ndryshojnë orarin
Europë: Islanda përherë të fundit përdorte orën verore dhe dimërore në 1968, ndërsa në 2014 këtë e largoi edhe Rusia dhe Bellorusia.
Pjesa më e madhe e Azisë si Kina, Japonia, Laosi, India, Indonezia, Kamboxha, Tajlanda, Kirgistani, Arabia Saudite dhe Iraku.
Shumica e vendeve afrikane gjithashtu.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve