Bota
Arrestohet Sarkozy
Autoritetet franceze kanë hapur një hetim më 2013 mbi dyshimet se fushata e Sarkozy më 2007 është financuar nga fondet e Gaddafit
Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës është paraburgosur më 20 mars, si pjesë e një hetimi lidhur me financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij më 2007 nga regjimi i diktatorit libian Muammar Gaddafi, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sarkozy është marrë në pyetje nga policia në stacionin në Nanterre, në perëndim të Parisit. Mediat kanë cituar burime brenda sistemit gjyqësor, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, pasi nuk janë të autorizuar për të folur për këtë çështje publikisht, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet franceze kanë hapur një hetim më 2013 mbi dyshimet se fushata e Sarkozy më 2007 është financuar nga fondet e Gaddafit.
Është hera e parë që ai merret në pyetje për këtë hetim. Disa javë më parë ish-bashkëpunëtori i tij, Alexandre Djouhri, ishte arrestuar dhe më pas ishte liruar me kusht.
Brice Hortefeux, ish-ministër dhe aleat i ngusht i Sarkozy, po ashtu është marrë në pyetje sot lidhur me këtë rast.
Avokati i Sarkozy nuk ka komentuar lidhur me marrjen në pyetje të klientit të tij.
Sarkozy, i cili ka qenë president nga 2007 deri më 2012, ka mohuar se ka pranuar fonde nga Libia dhe i ka quajtur këto akuza si “groteske”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind